Jakup Krasniqi

Krasniqi: Çështja e FSK-së është hapur në kohën kur kemi kundërshtime nga Amerika, NATO-ja dhe BE-ja

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, duke folur në RTK lidhur me nismën për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur ka deklaruar se kryetari, Hashim Thaçi,  ka mundur ta bëjë këtë, në kohën sa ka qenë kryeministër.  Tani pa u zgjidhur disa probleme reale, është shtuar edhe çështja e ushtrisë. Kryetari po përpiqet për ta ngritur  prestigjin e tij por jo aq shumë po interesohet për formimin e ushtrisë në kuptimin më të mirë të fjalës.   Jam i bindur se kjo çështje është dashur të kryhet dhe nuk ka pasur gatishmëri, sepse është vështirë ta gjesh cilindo qytetar të Kosovës që merret me politikë e që është kundër transformimit të FSK-së në ushtri.  Por, kjo temë është hapur në kohën kur kemi kundërshtime nga Amerika, NATO-ja  dhe BE-ja dhe nuk është mirë për faktin se gjatë gjithë këtyre viteve të pas luftës por edhe në procesin e pavarësisë, jemi koordinuar me këta faktorë ka thënë mes tjerash Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …