Brickos

Asociacioni Serb në Kosovë

Greg Delawie dhe Ruairi O’Connell kanë siguruar serbët e veriut se AKS-ja do të bëhet sivjet

Ambasadori i Amerikës, në Kosovë, Greg Delawie, dhe ai i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, kanë siguruar serbët e veriut se Asociacione i Komunave serbe  do të bëhet sivjet. Ata kanë tërhequr vërejtjen se Bashkësia e Komunave Serbe, do të jetë e rëndësishme për integrimin e shëndetësisë dhe të arsimit në sistemin e vendit si dhe do të jetë i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të Kosovës. “Asociacioni do të formohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe do ta forcojë sovranitetin e saj. Formimi i tij është i rëndësishëm sepse njerëzve do t’ua japë ndjenjën e përkatësisë se janë qytetarë të Kosovës. Në hartimin e Statutit duhet të punohet tani dhe për këtë arsye është e rëndësishme që përfaqësuesit serbë të kthehen në institucionet kosovare”, kanë thënë ata.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …