Akademci, Mehmet Kraja përbuzë Hashim Thaçin e luftën e UÇK-së në emër të Akademisë pa i pyetur anëtarët e saj

Akademci, Mehmet Kraja përbuzë Hashim Thaçin e luftën e UÇK-së në emër të Akademisë pa i pyetur anëtarët e saj

Opinioni skandaloz, i Mehmet Krajës  i botuar në disa medie,  në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i mbushur plot me akuza për ish-kryetarin Hashim Thaçi, dhe kundër UÇK-së në përgjithësi  ka detyruar ASHAK-un që të mblidhet me urgjencë. Pas publikimit në Demokracia.com se akademikët Hivzi Islami, Isa Mustafa, Anton Berishaj, Arsim Bajrami, Muhamedin Kullashi kishin kërkuar që kjo “analizë” të mos botohej në emër të Akademisë, por që Kraja ta botonte në emrin e tij personal, mediumi ka kontaktuar me disa prej tyre, por ata nuk kanë dashur që të prononcohen.

 

Se cili ka qenë dhe është Mehmet Kraja liridashësit e Kosovës e kanë ditur me kohë dhe e dinë, e dinë edhe eprorët e UÇK-së, e di edhe Serbia mike dhe pobratimat e rogjot  e tij të Cernagorës, por çuditërisht, tani pas këtij skandalit të fundit por del se shumica ose nuk e paska ditur se kush është dhe punën e kujt po e bën në Kosovë, junaku, Mehmet Kraja, ose megjithatë qenkan zgjuar nga gjumi.

Nuk iu ka bërë përshtypje atëherë kur shpërfillte dhe përbuzte Rexhep Qosen, luftën e UÇK-së, ish të burgosurit politik dhe reagimin pervers kundër vlerave të luftës, veçmas kundër botimeve të Radios Kosova e Lirë. Se me çfarë kuti ia kemi kthyer çdoherë këtij piliredhi mashkullor dhe vëllezërve të tij nga nëna ideologjike e Beogradit, sikur janë Jusuf Buxhovi, Veton Surroi, Enver Petrovci, Shkëlzen Gashi, Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi, Flaka Surroi dhe tërë loza jugosllave, shqip dhe serbisht folëse, këtë e kanë ditur dhe e dinë ata që duhet ta dinë, por mjerisht nuk e ka ditur, e nuk e disa sa e dinë disa nga krerët e luftës dhe të partive politike që identifikohen me luftën e UÇK-së.

Albin Kurti e ka ditur dhe e di por e ka “zemlak” e pse jo edhe këshilltar besnik, andaj nuk ia turbullon ujin. Drugarët e tij në Akadaemi nuk e kanë ditur dhe nuk besoj se do të reagojnë, pasi vetëm pak prej tyre dallojnë nga Mehmet Kraja, sepse i përkasin të njëjtës shkollë ideologjike, titiste, sepse Akademia, veç tjerash  ka të shpallur Anëtar  Nderi Josip Broz Titon dhe kurrë nuk është distancuar nga ai akt antikombëtar, as pas luftës, nga e cila, akademcat dhe akademikët kanë dalë po iu munguar asnjë qime, sepse disa prej tyre kishin lidhje të thella dhe të hershme me Serbinë, që nga gjyshërit e stërgjyshërit, baballarët dhe ata vetë.

Mehmet Kraja, gjatë qëndrimit në zyrën e LDK-së,  në Tiranë, në vitet  9o-të me disa si vetë e me Jusuf Buxhovin  kanë bashkëpunuar  me KOS-in serb dhe kanë denoncuar Adem Jasharin, Zahir Pajazinit, Sali Çekun e sa e sa të tjerë, gjatë kohës kur ata  po stërviteshin ushtarakisht në Shqipëri.

Paudhësitë, poshtërisë, ligësitë, manipulimet gjuha e ndragur, spiunllëku e egoja çoroditur e Mehmet Krajës, nuk e di a i bëjnë nder apo jo Akademisë së Arteve dhe Shkencës së Kosovës, por një gjë e di se si jashtëqitje e kombit, ai, Jusuf Buxhovi dhe veton Surroi  nuk do të harrohen kurrë, për veprat e tyre antikombëtare,  ashtu  sikur nuk  janë harruar Esad Pasha, Ahmet Zogu, Ceno beg Kryeziu, Sinan Hasani, Ali Shukria, Rrahman Morina, Ibush Kllokoqi,  e jo pak të tjerë. Mjerë familjet dhe pasardhësit e tyre!

 

Ahmet Qeriqi

  1. 12. 2022

 

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …