Sot bëhen 43 vjet nga themelimi i Akademisë Shkencave dhe e Arteve të Kosovës

Seksioni i Shkencave Shoqërore i AShAK-ut, kundër M. Krajës, paralajmëron edhe veprime statutore kundër tij

Seksioni i Shkencave Shoqërore, në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës është  distancuar nga dokumenti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”. Ata kanë thënë se distancohen nga një dokument i tillë që është publikuar në faqen e ASHAK-ut derisa thonë se ai tekst është i kryetarit të AShAK-ut, Mehmet Kraja dhe nuk ka qenë i autorizuar për publikim. Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore kanë thënë se nga fillimi e kanë kundërshtuar publikimin e një tekstit të tillë të cilin e quajnë “joshkencor” në emër të AShAK-ut. Siç është thënë në kumtesë, një veprim i tillë sjell përçarje të rënda edhe për vetë Akademinë. Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen kryetarit te AShAK­ ut, z. Mehmet Kraja për sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit në krye të të cilit është. Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, te hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjellë përçarje me pasoja të renda për vet Akademinë”, është thënë në kumtesën e dërguar nga email-i zyrtar i AShAK-ut, ndërkohë kumtesa mban në fund firmën e Gjyljeta Mushkolajt, si anëtare e Seksionit të Shkencave Shoqërore. Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore kanë kërkuar nga Mehmet Kraja relfketim institucional për “dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë”. Ndërkohë kanë paralajmëruar edhe inicimin e veprimeve statutore nëse Kraja s’reflekton karshi përgjegjësisë institucionale.

Akademci Kraja, i gjendur përballë presionit të Opinionit, nuk do të kërkojë falje sikur bëri ministri i Kurtit, Hekuran Murati pasi i kishte fyer e përbuzur veteranët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …