Akademi përkujtimore për Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën

Akademi përkujtimore për Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën

Nën patronatin e Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbahet akademi përkujtimore me rastin e 72-vjetorit të rënies së Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica janë vrarë në shkurtin e vitit 1945 në një luftë kundër partizanëve komunistë të Jugosllavisë.  Dy komandantët nga Drenica, ishin kthyer në rajonin e Drenicës së bashku me qindra ushtarë dhe vullnetarë, për të mbrojtur popullatën nga vrasjet dhe masakrat e çetnikëve dhe ushtrisë komuniste që kontrollohej nga serbët. Akademia mbahet në orën 11:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …