leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Serbia s’ ka qëllim t’i bashkohet BE-së, por po bën përpjekje të dominojë në Evropën juglindore

Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për agjencinë Hina të Kroacisë  ka thënë se Serbia nuk ka për qëllim t’i bashkohet BE-së, por qëllimi i saj është ta dominojë Evropën juglindore duke shkaktuar tensione konstante me vendet fqinje, duke përfshirë edhe  Kroacinë. “Serbia në stilin rus dëshiron ta krijojë një sferë të ndikimit në rajon, duke demonstruar rolin dhe fuqinë e saj në Bosnje dhe Hercegovinë përmes Republika Srpskas, në Kosovë përmes popullatës serbe në veri, në Mal të Zi dhe po ashtu në Maqedoni, madje duke nxitur tensione të vazhdueshme edhe me Kroacinë”, ka thënë Hoxhaj. Serbia nuk e do anëtarësimin në BE për shkak të situatës së brendshme politike të saj dhe nuk është e gatshme për një proces të tillë, ka shtuar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …