AKI është duke u marrë me verifikimin se a ka lidhje Nikoliq me shërbimet e sigurimit në Serbi

AKI është duke u marrë me verifikimin se a ka lidhje Nikoliq me shërbimet e sigurimit në Serbi

Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, është pyetur nga Komisioni Parlamentar lidhur me serbin, Bratislav Nikoliq i cili vite me radhë ishte pjesë e institucioneve të Kosovës. Ai ka deklaruar që Inteligjenca tani është duke u marrë me verifikimin se ka apo nuk ka lidhje Nikoliq me shërbimet e sigurimit në Serbi. AKI nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare që të verifikojë Bratislav Nikoliqin, si agjent i infiltruar i Serbisë, tha ai.  Kryetari i Komisionit, Faton Topalli tha se deri tani nuk ka ndonjë rezultat përfundimtar se cila është veprimtaria e ish-këshilltarit serb të presidentit Thaçi.  Sipas tij, krejt çka dihet deri tani është që ka pasur njohje mes Thaçit dhe Nikoliq, meqë ky i fundit në vitin 2012 ishte emëruar në bord të PTK-së, dhe nga viti 2016 ka marrë rrogë nga presidenca. Pas mbledhjes është deklaruar edhe Arbër Rexhaj, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i cili tha se raportimi i shefit të AKI-së ishte sipërfaqësor dhe politik.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …