Rexhep Qosja

Mehmet Bislimi: Përjetësi

(Me rastin e 83-vjetorit të lindjes së akademik, Rexhep Qoses)

me fjalët e zemrës t’ia themi
me tingujt e shpirtit ta këndojmë
me ngjyrat e bukura të natyrës
ta pikturojmë

atë
që në paprekshmërinë e atdheut
një jetë të tërë udhëtoi
kandil shndritës i ardhmërisë
si Drini në rrjedhën e vet
plaku mendjendritur
plaku mendjehollë
plaku zemër djalë
plaku mjekërborë

Ti
Tempulli mijëvjeçarë
i magjisë krijuese
kokën mbështetur
tek rrapi shekullor
flakën e diturisë bartur në gji
krenarinë e kombit përjetësove

Ti
biri i denjë i nënës shqiptari
ndër yje
Yll
krenari e ligjshme
ti mburrje e kombit e papërsëritshme
kolos i diturisë
Akademik Qosja
Emblemë shkëlqyese e shqiptarisë.

26.6.2019

Kontrolloni gjithashtu

Albert Vataj: Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të jetuar, të jesh është arsyeja pse ia vlen të jetosh

Osho (1931–1990), i njohur fillimisht si Bhagwan Shree Rajneesh dhe më vonë si Osho, ishte …