AKP-ja

AKP-ja nuk pyet Qeverinë, ajo përmes valës së 38-të të likuidimit nxori në shitje 123 ndërmarrje shoqërore

Edhe pse zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se Qeveria e Kosovës do të vendosë për ndaljen e privatizimit të tokave bujqësore, Agjencia Kosovare e Privatizimit, përmes valës së 38-të të likuidimit nxori në shitje hiç më pak se 123 ndërmarrje, ku pjesa dërmuese janë prona bujqësore në të gjithë territorin  e Kosovës. Limaj kishte thënë se ndalja e privatizimit të tokave ka për qëllim krijimin e kushteve për investimet e huaja. Madje me këtë veprim fillon zbatimi i Ligjit për Investime Strategjike, ku saktësohet se shteti ua ofron tokën kompanive që investojnë në Kosovë. AKP-ja nuk i ka pyetur as qeveritë e kaluara lidhur me privatizimin, sepse kjo organizatë është maja e korrupsionit që lidhet me mafiet vendore e ndërkombëtare që kanë nën kontroll përfitimin nga ky proces, i cili e ka shkatërruar pasurinë e paluajtshme të vendit. Të përkujtojmë në këtë rast se AKP-ja ndanë pagat më të shtrenjta në Kosovë për punëtorët e drejtuesit e vetë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …