Qehaja: Inskenuam incidentet terroriste ekstremiste por kemi më shumë incidente të karakterit politik sesa religjioz

Qehaja: Inskenuam incidentet terroriste ekstremiste por kemi më shumë incidente të karakterit politik sesa religjioz

Drejtori i  Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, theksoi se që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës e deri më sot ka pas më shumë incidente të karakterit politik sesa religjioz. Ai këtë deklaratë e bëri gjatë publikimit të raportit me titull “Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë-Shkurt 2008 – Qershor 2017”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në kuadër të programit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Qehaja po ashtu tha se sfidën më të madhe në këtë projekt e kanë pasur në identifikimin e incidenteve në Kosovë.  Kemi inskenuar të gjitha incidentet terroriste ekstremiste që kanë ndodhur në territorin tonë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Sfidën më të madhe e kemi pas identifikimin e incidenteve në periudhën nëntë vjeçare, pastaj ndarjen e karakterit të incidentit, si politik apo religjioz. Kemi pas më shumë incidente të karakterit politik sesa religjioz”, ka thënë Qehaja.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …