AKR

AKR: Lufta jonë për liri ka qenë e pastër dhe ne nuk i frikësohemi askujt

Raportet e Kosovës me aleatët e përhershëm nuk duhet të sfidohen asnjëherë. E kaluara na dëshmon se çdo veprim i pakoordinuar me ta, i ka kushtuar shumë vendit dhe të ardhmes sonë, thuhet në një kumtesë të Aleancës Kosova e Re. “Në këto momente të rëndësishme dhe në këtë situatë të ndjeshme, i ftojmë të gjithë që të tregojmë maturi dhe të jemi të përgjegjshëm, ngase është në pyetje fati i Kosovës. AKR është e vendosur që veprimet politike dhe institucionale t`i ndërmerr gjithmonë në funksion të interesit të shtetit dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe BE-në. Lufta jonë për liri ka qenë e pastër dhe ne nuk i frikësohemi askujt, prandaj jemi të bindur se edhe kjo Gjykatë do ta dëshmojë pastërtinë dhe misionin liridashës të kësaj lufte”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci pas vendimit të KQZ-së për rinumërim: Procesi zgjedhor ka qenë i mjegullt dhe jo transparent

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e votave të zgjedhjeve nacionale të …