Aksion i përgjithshëm për ndaljen e keqpërdorimeve të ujit të pijshëm në komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, kanë kërkuar një takim të jashtëzakonshëm me KRU “Gjakova”, i cili është realizuar. Gjatë këtij takimi është biseduar për problemet me ujë të pijshëm, që po përballen banorët e komunës së Rahovecit, sidomos ata që jetojnë në zonat sipërore. Në fokus patën edhe problemet e krijuara nga keqpërdorimet që po bëhen me ujin e pijshëm e si pasojë ka mungesë të ujit. U pajtuan që të fillojnë një aksion të menjëhershëm të kontrollimit, në koordinim me inspektorët e Komunës së Rahovecit dhe Njësitin e kontrollës e KRU “Gjakova”, i cili do të bëhet edhe me mbështetje të policisë. Ju vëmë në dijeni që duke u mbështetur në Rregulloren për Shërbimet Publike të KK Rahovec, nr.01/2018, neni 157, këto janë gjobat të cilat do të jepen ndaj keqpërdoruesve të ujit të pijshëm:

-Personat fizikë: 20 – 1.000 euro;

– Personat fizikë që ushtrojnë biznes individual: 50 – 3,000 euro;

– Personat juridikë: 150 – 10,000 euro.

Ky aksion do të jetë shumë serioz deri sa të arrihet një stabilitet me ujin e pijshëm. Ftohen qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse për stabilizimin dhe furnizimin e ujit të pijshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar, sepse: UJI ËSHTË JETË.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …