Drejtorët e shkollave të Ferizajt kërkojnë që të kenë një infrastrukturë më të mirë në shkollat e tyre

Këtë të martë kanë vazhduar takimet për hartimin e projektbuxhetit për vitin 2024. Në sesionin e paradites është mbajtur takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Ferizajt. Në këtë dëgjim publik ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani si dhe drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku. Në hapje të këtij dëgjimi nënkryetari Aliu, të pranishmit i ka njoftuar në lidhje me procedurat e hartimit të buxhetit për vitin 2024. Ai ka thënë se kjo forme është më e mirë e komunikimit në mënyrë që të shihen qartë të gjitha kërkesat edhe të drejtorëve të shkollave. Edhe drejtori i Arsimit, drejtorët e pranishëm i ka njoftuar në lidhje me buxhetin i cili është paraparë në fushën e arsimit për vitin e ardhshëm, por edhe për projektet që pritet të realizohen në shkolla në vitet ne vazhdim. E nga ana tjetër drejtorët e shkollave në këtë takim, kanë kërkuar që të kenë një infrastrukturë më të mirë në shkollat e tyre, duke kërkuar që si pikë e parë të bëhet rregullimi i disa anekseve shkollore, rregullimi i tualeteve të shkollave, por edhe ngjyrosjen e objekteve shkollore. Në fund të këtij takimi u tha se të gjitha kërkesat do të trajtohen me prioritete nga ana e pushtetit lokal dhe të inkorporohen në projektbuxhetin e vitit 2024 për realizimin e tyre.

May be an image of 8 people, people studying and bureau

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …