Nesër në Prishtinë protestohet me moton “Drejtësi për Astritin”

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të shumtë kanë kërkuar drejtësi për Astrit Deharin

Para ndërtesës së burgut të Prizrenit, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe qytetarë të shumtë kanë kërkuar të shtunën drejtësi për Astrit Deharin. Rreth orës 15:00 kur një javë më parë kishte vdekur aktivisti Astrit Dehari, aktivistët e vizatuan fytyrën e Astritit në muret e kësaj ndërtese famëkeqe ku vdiq një i pafajshëm që po mbahej në paraburgim. Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti para protestuesve foli për punën dhe përkushtimin e madh të Astritit. Mbi Astrit Deharin është kryer krimi prej ditës që është arrestuar dhe deri atëherë kur e humbi jetën. Në kohën kur po dështonte përfundimisht procesi i montuar politik, kundër tij, në kohën kur u pa që është e pamundur të ngrihej aktakuza, përkundër shpifjeve e fabrikimeve, ndodhi kjo tragjedi, jo vetëm për familjen Dehari e Lëvizjen Vetëvendosje! por për mbarë Kosovën”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Astriti nuk ishte thjesht në burg. “Astriti ishte i paraburgosur, pra nuk kishte as dënim, e as aktakuzë. “Është situatë tjetër atëherë kur vdes një person në vuajtje të dënimit, por është diçka krejtësisht ndryshe kur dikush vdes në paraburgim, sepse Astriti, jo vetëm moralisht e politikisht, por edhe ligjërisht e nominalisht ishte i pafajshëm”, ka deklaruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …