Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Ata që kanë sjell lirinë burgosen, ata që kanë qenë kundër lirisë janë të lirë

Nisma për Kosovën ka paraqitur Isa Xhemajlajn kandidatin për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e Drenasit. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje anëtarësisë së kësaj partie në Drenas, të punojnë maksimalisht në mbështetje të kandidatit Isa Xhemajlaj, për të cilin tha se është i bindur se do t’i sjelli ndryshime Drenasit. Ai ka pasur rast dhe mundësi të rrëmbehet nga lakmia por asnjëherë nuk e pranoi, duke vazhduar të punojë si njeri i fjalëve të pakta dhe punës së ndershme. Këto zgjedhje janë rrjedhojë e një politike të gabuar të Hashim Thaçit, të cilën e ka kthyer në interes të tij personal dhe për këtë arsye Drenasi dhe Kosova është në një gjendje jo të mirë. “Neve na vije keq që Drenica jeton në një paradoks. Bashkëluftëtaret e Thaçit, janë prapa grilave kurse, kriminelë përtej urës e këndej urës janë duke u inkuadruar në qeveri. A ka më paradoks, ata që kanë sjell lirinë burgosen e ata që kanë qenë kundër lirisë janë të lirë. Rasti më i dhimbshme është rasti i Drenicës 2”, ka thënë Krasniqi. Ndërkaq kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në fjalën e tij para shumë anëtarëve të kësaj partie në Drenas, tha se këto zgjedhje po vijnë pa dëshirën dhe fajin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …