Me aktivitete të shumta tematike e kulturore, komuna e Malishevës sot ka filluar të festojë 18-vjetorin e çlirimit

Me aktivitete të shumta tematike e kulturore, komuna e Malishevës sot ka filluar të festojë 18-vjetorin e çlirimit

Me aktivitete të shumta tematike e kulturore, komuna e Malishevës sot ka filluar të festojë 18-vjetorin e çlirimit.  Duke filluar në orën 11:00 u përurua  biblioteka e SHFMU “ Emin Duraku” në Dragobil. Pastaj u dha një Program për fëmijë. Ekspozita artistike dhe publikimi i rezultateve të Konkursit në lëmin e pikturës  u bënë në Shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”. Më pas u mbajt Ora letrare dhe u publikuan rezultateve të konkursit artistik në lëmin e krijimeve letrare, në sallën e Kuvendit të Komunës.

Në vazhdim të aktiviteteve tematik e kulturore për Ditën e Çlirimit, nesër prej orë  9:00, mbahet Mbledhje solemne në sallën e Kuvendit. Pason  Vendosja e buqetave me lule te Shtatorja e Komandantit Legjendar “Adem Jashari”  dhe  vizita te  varrezat e Dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe në Prekaz. Në orën ra 13:00 – Tubimi qendror dhe ndarja e çmimeve tradicionale në Shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Në orën 13:35 – fillon shfaqja e dy  filmave dokumentar për masakrën që kryen serbët më  mars të vitit 1999  në fshatin  Burim,  dhe masakrën që ndërmorën  më 26 shtator të vitit 1998 në fshatin   Gollubovc të komunës së Malishevës.  Pastaj aktivitetet vazhdojnë  me Koncert në parkun e qytetit, me këngëtarë të njohur të estradës sonë, organizimi i Iftarit  për familjet e dëshmorëve dhe Ndezja e fishekzjarrëve.

 

 

Skenari i aktiviteteve:

Më 15.06.2017

 

Ora 11:00 – Përurimi i bibliotekës së SHFMU “ Emin Duraku” Dragobil.

Ora 12:00 – Program për fëmijë

Ora 13:00 – Ekspozita artistike dhe publikimi i rezultateve të Konkursit në lëmin e pikturës  në Shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”

Ora 14:00 – Orë letrare dhe publikimi i rezultateve të konkursit artistik në lëmin e krijimeve letrare, në sallën e Kuvendit të Komunës.

Ora 16:00 – Finalja në futboll të vogël- turniri tradicional “Ibrahim Mazreku” , në palestrën e sporteve “Habib Zogaj” në Malishevë.

 

Më 16.06.2017

 

Ora 09:00 – Mbledhje solemne në sallën e Kuvendit.

– Vendosja e buqetave me lule te Shtatorja e Komandantit Legjendar “Adem Jashari” , vizitë të varrezat e Dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz.

Ora 13:00 – Tubimi qendror dhe ndarja e çmimeve tradicionale në Shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

13:10 – Fjala e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj.

13:15 – Fjalimet e  përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

13:20 – Ndarja e çmimeve.

13:35 – Shfaqja  e dokumentarit për masakrat e Burimit dhe Gollubovcit.

 

Ora 16:00  –  Koncert në parkun e qytetit, me këngëtarë të njohur të estradës sonë.

Ora 20:00 – Iftar për familjet e dëshmorëve

Ora 21:00 –  Ndezja e fishekzjarrëve .

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …