Albert Z. ZHOLI:   “Piedestal”, libri i Fadil Shehut me personalitete që sjell një pjesë të historisë shqiptare

Albert Z. ZHOLI:   “Piedestal”, libri i Fadil Shehut me personalitete që sjell një pjesë të historisë shqiptare

 Librat me intervista janë një minimonografi për çdo personazh. Realizimi i një interviste profesionale do kohë për çdo gazetar, pasi duhet të njohësh mirë jetën dhe veprën e personazhit, cilësitë e tij, jetën në përditshëmri që të hysh brenda shpirtit të tij dhe ta zbërthesh atë. Çdo intervistë pa një studim paraprak do jetë e zbehtë, empirike dhe pa interes përlexuesin.
Thënë thjesht, të intervistosh personalitete të njohura të kulturës, letërsisë, shkencës duhet të jesh zot i drejtimit gjatëbisedës, pasi aty shpaloset profesionalizimi gazetaresk. Nësegazetari shkon i papërgatitur ndodh që personaliteti ta orientojëkahjen e bisedës andej nga ai dëshiron, dhe jo aty ku është synimi i gazetarit apo redaksisë.

Në librin “Piedestal”, autori Fadil Shehu i ka patur parasysh këto kërkesa ndaj ka rritur të sjellë para lexuesit intervista plot jetë, gjallëri, detaje, ngjarje, emocione, që e sjellin personazhin të plotë para lexuesit. Ky libër që ka krenda mbi 30 personalitete të larta, tregon njëherazi punën e madhe
studiuese, parapërgatitore, hyrjen në psikologjionë e personazhit, seriozitetin e autorit dhe ndjeshëmrinë e tij.

Libri lexohet plot dëshirë pasi secili personazh ka një jetë interesante, të vrullshme që sjell njohuri të reja para lexuesit për fusha të ndryshme. Autori e ka bërë përzgjedhjën e personazheve në përshtatje të gjurmëve që ka secili në fushën e vet, njohjen e tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, pozicioni që zë në shoqëri dhe kohën që jetojmë.
Si risi për lexuesin do të jetë specifika e çdo personazhi, ku gjatë leximit të këtij libri, parakalojnë personalitete të njohura, që sjellin jo vetëm arritjet e tyre, por edhe të artit, shkencës, letërsisë,
shqiptare të cilët ata përfaqësojnë ku ata nxjerrin në pah labirinthe jetësore apo profesionale të panjohura më parë nga lexuesit.
Personazhet janë të lidhur ngushtësisht me jetën e letrave shqipe, me zhvillimin kulturor, me kushtet ekonomiko-politike të cilat i japin zhvillime të reja gjithë jetës së kombit tonë, por njëherazi
edhe shteteve ku ata kanë dhe ndikimin e tyre. Në formësimin e intervistës, personazhet me përgjegjësi dhe nivel të lartë profesional përcjellin me ndjeshmëri jo vetëm sukseset, arritjet por edhe hallet e këtij vendi të nëpërkëmbur nga politika. Personazhet sjellin jetën e tyre por edhe atë ekonomiko- shoqërore-politike, shqiptare në dekada dhe epoka të ndryshme të hapësirës shqiptare duke dhënë kështu një fond të paimagjinueshëm në pasurimin e historisë shqiptare. Në çdo njërën prej këtyre intervistave apo portreteve, autori pyetjet i vë në funksion logjik tek hallet dhe të ardhmen e këtij populli të shumëvuajtur por vital, që ka ditur në çdo situatë të dalë fitimtar.

Në këtë libër do të gjeni intervista me:
BESIM ZEKTHI, TINKA KURTI, ISMAIL KADARE, LILIANA CINGU, LEFTER ÇIPA, ELENI KOCAQI, BUJAR KAPEXHIU, KATERINA BELERI, MEVLAN SHANAJ, RUKI KONDAJ, ASTRIT CERMA, IRINI QIRJAKO, AGIM HUSHI, ERMIRA BABAMUSTA, GEZIM KRUJA, NAJADA SOJLI,  IRMA LIBOHOVA, XHEVAT LIMANI, MERITA BAJRAKTARI, MARKO CAKA, IRIS HALILI, MERITA HALILI, QEMAL AGAJ, XHULJETA KULLA, BASHKIM ALUSHI, MARJANA
BULKU, VASIL VASO, RAJMONDA MOISIU, ALBERT ZHOLI, RUDINA PAPAJANI, GEZIM RRGALLA, SANDËR RUCI, EDUARD ZENUNI, ENEA LAPA.
Portrete:
FERDIND GJYLI, PIRO POLOSKA, ISUF SPAHIA
Reportazhe:
1-ME SHQIPARËT E FLORIDAS, NË DITELINDJEN E
VATRËS.
2-FESTIMI I DITËS SË FLAMURIT, NE CLEARËATER.
Dokumentar artistik televiziv
ARKITEKTET E “ARIT TË ZI”
(KUSHTUAR “MARTIR I DEMOKRACISË, SHKENCËTAR NËINDUSTRINË E NAFTËS, PROF. DR. KOÇO PLAKU, PROF.BEQIR ALIAJ, DR. LIPE NASHI.)

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …