KEK
Fillimi / Kultura / Albert Zholi, një emër i përveçëm i publicistikës shqiptare, shkrimtar i njohur, botues, redaktor, intervistues…
Albert Z. Zholi

Albert Zholi, një emër i përveçëm i publicistikës shqiptare, shkrimtar i njohur, botues, redaktor, intervistues…

Albert Zholi është një emër i njohur jo vetëm i publicistikës shqiptare, por  në të njëjtën kohë është edhe shkrimtar, botues, redaktor, intervistues, që për mendim tim zë vendin e parë për intervista të realizuara e të publikuara,   jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë. Alberti është edhe veprimtar i njohur i çështjes shqiptare dhe ndërlidhës i kulturës arvanitase me atë shqiptare, njohës i greqishtes nga e cila edhe përkthen, lëvrues profesionist edhe në shumë lëmenj të kulturës, gjuhës dhe aktualitetit shqiptar, në Shqipëri, trojet shqiptare e mërgatë, por edhe më gjerë.

Me veprimtarinë e tij të deritanishme ka begatuar në nivel shumë meritor publicistikën  dhe kulturën shqiptare përgjithësisht. I shkolluar dhe i arsimuar në nivel meritor, personalitet me dije, njohuri dhe  imagjinatë kreative, njohës i shkëlqyer i gjuhës dhe i komunikimit me të gjitha nivelet e lexuesve, tani për tani, Albert Zholi,  ka arritur  në majat e krijimtarisë në nivelin kombëtar, jo vetëm nga shumësia, prodhimi fenomenal i lëndës shkrimore, por edhe nga pasqyrimi i tij i drejtë i realitetit objektiv, që mbretëron në Shqipëri dhe ndër shqiptarë përgjithësisht.

Puna e tij sistematike, rrekja me një gamë të gjerë problemesh të sferave të ndryshme krijuese e interpretuese,  na përkujtojnë rilindësit tanë, të cilët, në kushte dhe rrethana të njohura historike, nuk kursyen asgjë nga vetvetja e tyre për ta begatuar kulturën, gjuhën, arsimin e emancipimin, që kishte munguar ndër shekuj.

E veçanta e krijimtarisë së përgjithshme të Albert Zholit, është origjinaliteti, pasqyrimi objektiv i realitetit, qasja me kompetencë ndaj problemeve të ndryshme, njohja meritore e shumë lëmenjve të kulturës në përgjithësi,  në veçanti të asaj kombëtare, qasja shumë serioze ndaj problemeve të shumta që i merr në shqyrtim, paanshmëria në trajtimin e së kaluarës, kritika me vend, e faktuar, e argumentuar, profesionalizmi në trajtimin e çdo situate, për të cilën shkruan, njohja e shkëlqyer e lëmenjve të shumtë interdisiplinarë e cila hetohet sidomos në intervistat e tij, në gamën më të gjerë të mundshme të problematikave shoqërore, shkencore, historike, filozofike, etike e çka jo.

Alber Zholi  me veprën e tij voluminoze të botuar dhe në dorëshkrim, është padyshim  në mesin e prodhuesve më të shquar dhe më të begatë në publicistikën dhe letërsinë e sotme shqiptare përgjithësisht, letërsi  kjo  e cila është ballafaquar dhe po ballafaqohet me probleme ndër më të ndryshmet, ndër më të koklaviturat, ndër më të shkapërderdhurat e më të pakufishmet…

Duke qenë se ka më shumë se 15 vjet që komunikojmë dhe shkëmbejnë informacione mes veti, duke qenë njëri ndër bashkëpunëtorët më të përkushtuar edhe të Radios-Kosova e Lirë, si dhe  dhjetëra medieve e portaleve, Alberti zë vendin e parë me ribotimin e intervistave por edhe zhanreve të tjera krijuese. Është në mesin e autorëve më të pëlqyer  dhe më të lexuar të faqes së Radios Kosova e Lirë, në internet.

Kur  i shtron vetes për detyrë të shkruash për një krijues të përmasave sikur është Albert Zholi, pa dyshim se nuk mund të jesh i kursyer  në lëvdata, jo për ta ngritur e lartësuar, sepse ai, vetë  e ka bërë punën për të qenë i tillë, por për faktin se  nuk di çka të shqyrtosh  më parë, të paktën unë me pretendimet e mia nuk arrij që me pak fjalë ta rrumbullakësoj një krijues interdisiplinar të nivelit të tij, meqë ai shtrihet gjerë e gjatë në botën e tij krijuese, në veprat e shumta të botuara, të temat e ndryshme, të cilat i ka trajtuar dhe i trajton me profesionalizëm, objektivitet, seriozitet, emancipim, origjinalitet dhe përkushtim.

Në një rast si ky, në një analizë kalimthi si kjo për tërë krijimtarinë e tij  të pandalshme, të pandërprerë ditë as natë, të vëllimshme por  edhe profesioniste, duhet edhe përgjegjësi e caktuar, për trajtim metodologjik, pasi opusi krijues i deritanishëm i Albert Zholit është jo si një det i thellë ku edhe mund të lundrohet pa ndonjë frikë, por është si një oqean, në të cilin duhet të lundrosh me shumë seriozitet e maturi.

Pretendoj se e njoh dhe arrij ta manifestoj  një nivel të diskursit krijues, meqë me analiza të tilla letrare, por edhe më gjerë në lëmenj  të shumtë, merrem më shumë se dyzet vjet. Shkrimi dhe studimi për krijimtarinë e Albert Zholit meriton përkushtim, meriton fjalët më të mira, sepse krijimtaria e tij në radhë të parë komunikon me lexuesin, e mëson dhe e përparon dijen e tij, e pajis me njohuri të reja, është e afërt me të, e sinqertë, e lehtë për ta kuptuar, por e thellë në trajtimin serioz të problematikës të cilën ai e merr në shqyrtim.

Albert Zholi është ndër publicistët e krijuesit  më trima që i kanë sot Letrat Shqipe, përgjithësisht. Qasja e tij serioze, por edhe e moderuar  ndaj problemeve të caktuara të së kaluarës,  sidomos në fushën e krijimtarisë së kohës së sistemit socialist në Shqipëri, nuk bëhet me qëllim të diskreditimit të saj,  vetëm sepse ishte socialiste, në një masë edhe komuniste, por as të  lavdërimit dhe ekzagjerimit për tej meritave. Thjesht është një qasje e ekuilibruar, shumë e vëmendshme, me një metodologji të avancuar, duke pasur për bazë kohën, të cilën duhet vlerësuar e kritikuar, në raport me rrethanat ekzistuese në Shqipëri e më gjerë dhe jo kandarin e sotëm, ashtu sikur do të na vlerësojnë,  një ditë kur nuk do të jemi më,  me kandarin e kohës së ardhshme.

Albert Zholi i përmbahet fort mirë maksimës së shkrimtarit  të madh hungarez,  Moric Zhigmund, i cili shkruan: Jeta e njeriut kalon  si treni i shpejtë që nuk ndalon në asnjë stacion dhe kurrë nuk kthehet prapa, andaj duhet ta bëjmë zap atë dhe nuk duhet të lejojnë që rrugëtimi i tillë të shkojë kot.

Albertit i dëshiroj shëndet, shumë suksese  të tjera në krijimtari dhe sa më shumë botime të reja të veprave të tij autoriale, sepse niveli me të cilin ai shkruan dhe komunikon me lexuesin është afirmativ, i begatë, i dobishëm dhe mbi të gjitha i nevojshëm për publikun lexues.

Ahmet Qeriqi

Veprimtaria publicistiko – letrare e Albert Zholit:

-1990-Bashkëpunëtor i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni” –

1993-2007- Bashkëpunëtor i gazetës “Drita”

-1993-2009 – Bashkëpunëtor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit) –

1994- Bashkëpunëtor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”, “Egnatia” (Greqi) –

1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi)

-1999-2001 – Bashkëpunëtori gazetës “Shekulli”

-2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur) –

2002-Drejtor i Institutit Kerkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF)

-2002 –2013- opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, Radio-Kosova e Lirë etj.

-2001 –2011- Bashkëpunëtor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shqiptar”.

-2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH

-2004- 08 -Sekretar per shtypin dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.

-2006-2007 ideues dhe bashkëdrejtues në TVSH në emisionin “Emigracioni dhe Koha”

– 2006-08- Drejtor-Kryeredaktor i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe”

-2007-Kryeredaktor i revistës “Intergrim” (6 mujore)

– 2008-vazhdim… Redaktor kulture, dhe dosier gazeta “Telegraf”

-2008-Kryeredaktor i gazetës Iliria News –Greqi (javore)

-2008-Kryeredaktor i gazetës “Labëria”-vazhdim

-2012-Kryeredaktor i revistës mujore “Bota Femërore”

-2014-2019 Gazetar Revista “Mbrojtja” dhe gazeta “Ushtria”

-2018-Kryeredaktor (Vazhdim) i gazetës Poltologjia

-2019 -Kryeredaktor i emisionit Puppet Chanel

Botime:

1-Ikja e madhe (Publicistikë)

2-Vite emigracioni-tregime

3-Endrrat e mërgimit-publicistikë

4-Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë

5-Vajza misterioze-tregime

6-Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar

7-Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit – (publicistikë)

8-Hiret e një bjondine-tregime

9-I fundit i komunizmit utopik-publicistikë

10-Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë

11-Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)

12-Sekretet e ish gazetarëve të RTSH

13-Kush e vrau dashurinë-roman

14-Sekretet e ish gazetarëve të RTSH-vëll II

15-Kiço Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve-monografi

16-Mesazhe dashurie (publicitiko-letrar)

17-Një ditë për dashurinë (publicistiko-letrar)

18-Puthje dashurie (publicistiko-letrar)

19-Hase Manaj, në udhët e jetës (Monografi)

20-Kujtim Gjonaj dhe magjia e filmit (Monografi)

21-Reshat Arbana “Artist i Popullit”-monografi

22- Anita Bitri – Nje meteor ne qiellin e kenges shqiptare-Monografi

(Vikipedia)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Zonja Vdekje e botës së kapitalit, në romanin e Çarls Bukovskit

Ahmet Qeriqi: “Zonja Vdekje”, roman realist, bashkëkohor i shkrimtarit të njohur amerikan, Çarls Bukovski

Shkrimtari i njohur amerikan, Çarls Bukovski (1921-1994) është pasues i frymës Heminguejane në letërsinë bashkëkohore ...