Albin Kurti: 10 nga 38 komunat e Kosovës janë me shumicë serbe, ndërsa ky komunitet ka 4% të numrit të popullatës në vendin tonë

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2024, i cili po mbahet në Prishtinë, kryeministri Kurti ka folur edhe për komunitetet që jetojnë në Kosovës. Ai tha se mundohen që sa më shumë të kenë bashkëpunim me të gjithë. 10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe, 17 për qind e anëtarëve të kuvendeve komunale në të gjitha komunat janë serbë. Bashkëpunojmë mirë dhe kanë ministri për komunitete, kam tre zv.ministra. E duam integrimin e serbëve në Kosovë. Kemi 4 për qind të popullatës serbe këtu, por kemi edhe pakica të tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë mire me të gjithë, dhe me komunitetet të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve. Nuk mendoj se duhet të jetë ndarje etnike, por ka barrierë gjuhësore”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …