Albin Kurti

Albin Kurti: BE-ja duhet ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të Marrëveshjes së arritur në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai ka shkruar se BE-ja duhet ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të Marrëveshjes së arritur, në Bruksel. Kryeministri ka theksuar gjithashtu se Lajçakut ia ka bërë të ditur se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi. “E mirëprita sot në zyrat e qeverisë, përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar me rastin e takimit, kryeministri, Kurti. Ndërkohë emisari Lajçak tha se zhvilloi “diskutim të rëndësishëm” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Duke folur para gazetarëve pas takimit, emisari evropian tha se qëllimi i takimit ishte të krijohet një kuptim i qartë se si do të veprohet tani e tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …