Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që doli fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit ka dhënë një intervistë për “The Guardian” ku ka kritikuar vendimet e BE-së për të ndalur zgjerimin e mëtejshëm të Ballkanit, duke thënë se udhëheqësit e perëndimit kishin harruar mësimet e dy luftërave botërore dhe në vend të kësaj po tërhiqen para fashizmit dhe populizmit. “Albin Kurti tha se qëndrimi mund të dëmtojë shanset e Kosovës për të arritur një marrëveshje me Serbinë, e cila ka refuzuar ta njohë atë si të pavarur që nga fundi i luftës 1998-99, pasi Beogradi ka më pak shanse për të vepruar pa perspektivën e anëtarësimit në BE”, shkruan gazeta “The Guardian”. “Franca shkaktoi shqetësim në rajon në një samit të BE javën e kaluar duke bllokuar Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë për të filluar bisedimet e pranimit, duke shkatërruar kështu shanset e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE në të ardhmen e parashikueshme. Presidenti francez Emmanuel Macron këmbënguli se Evropa duhet të përqendrohet në reformat e saj të brendshme”. “BE u formua si një përgjigje ndaj fashizmit, por tani po frikësohet përballë populistëve dhe fashizmit”, ka thënë Kurti për “The Guardian”.
Kontrolloni gjithashtu
Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë
Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …