Albin Kurti

Albin Kurti, duke folur për çështjen e korrigjimit të kufijve, ka thënë se Serbia kufijtë e vet i ka vizatuar me bajoneta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke iu referuar debateve të fundit për çështjen e korrigjimit të kufijve, ka thënë se Serbia kufijtë e vet i ka vizatuar me bajoneta. “Trupi i përbashkët punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit. Kështu thuhej në deklaratën Thaçi-Vujanoviq që sot i mbushi 6 muaj. Premtoi, nuk e bëri, dështoi! Tash edhe një korrigjim tjetër i kufirit? Gjuha është prej tulit e letra duron gjithçka. Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta, ka deklaruar Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …