Albin Kurti: Edhe po të ngriheshin dëshmorët nga varret nuk do të kishin të drejtë të falnin tokën e Kosovës

Albin Kurti: Edhe po të ngriheshin dëshmorët nga varret nuk do të kishin të drejtë të falnin tokën e Kosovës

Për fazën finale të dialogut dhe marrëveshjen me Serbinë, kanë diskutuar kryetari Thaçi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj. Në fjalën e tij Kurti, ia ka thënë në sy Thaçit qëndrimin e tij kundër korrigjimi të kufijve të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë që edhe po të ngriheshin dëshmorët e Kosovës nga varret nuk do të kishin të drejtë të falnin tokën e Kosovës.“As dëshmorët ndër varre po u ngritën nuk kanë drejtë të falin tokën Kosovës dhe jo më njerëzit e gjallë”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se viti 2018, ka qenë një vit i mos korrigjimit të kufijve, duke përmendur demarkacionin me Malin e Zi si çështje të papërfunduar, dhe mos realizimin e idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve. Kurti ndërkohë ka propozuar hartimin e një dokumenti zyrtar të Kosovës ku i gjithë faktori politik në vend i unifikuar do të parashtronte kërkesat e shtetit kundrejt Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …