Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa: Ndëshkohet pasoja, jo shkaku

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar ashpër lidhur me skandalin e votave, ku dyshohet se janë manipuluar mbi 68 mijë vota, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit kanë nxjerrë në pah dështimin serioz institucional në Kosovë. Në një deklaratë publike, Mustafa tha se problemi i zbuluar në këto zgjedhje nuk mund të zgjidhet me arrestime masive të qytetarëve, pasi një qasje e tillë, sipas tij, ndëshkon vetëm pasojën dhe jo shkakun e vërtetë të krizës. “Zgjedhjet nxorën në pah dështimin institucional. Problemi i zbuluar në zgjedhjet e fundit nuk zgjidhet me arrestime masive të qytetarëve. Kjo do të thotë të ndëshkosh pasojën, jo shkakun. Prej vitesh është vetë sistemi ai që ka krijuar hapësira për keqpërdorim,” ka shkruar Mustafa. Ai theksoi se përgjegjësia duhet kërkuar te ata që e kanë ndërtuar dhe udhëheqin sistemin zgjedhor, e jo te individët që përbëjnë “hallkën e fundit” të zinxhirit të keqpërdorimeve. “Zgjidhja është reformimi i ligjeve që keqpërdoren dhe mbajtja përgjegjëse e autoriteteve që lejojnë ose krijojnë këto mundësi. Është mirë që më në fund po ndërgjegjësohemi për këtë të vërtetë,” përfundoi ai. Deklaratat e Mustafës vijnë në një kohë kur institucionet po përballen me kritika të forta për mënyrën e administrimit të zgjedhjeve dhe për mungesën e përgjegjësisë politike në një nga skandalet më të mëdha zgjedhore në Kosovën e pasluftës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …