Kryeministri, Kurti

Albin Kurti i bën thirrje NATO-s për vigjilencë në Ballkan, Vjosa Osmani thotë se e kemi ushtrinë e policinë tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i  ka bërë thirrje NATO-s dhe Bashkimit Evropian  për vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht NATO-n dhe BE-në në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimorë. Mirëpo kryetarja  Vjosa Osmani, kësaj radhe e “trimëruar”  i siguroi qytetarët e vendit se institucionet e sigurisë, duke filluar nga Policia e Kosovës me të gjitha njësitë e saj, e deri te strukturat inteligjente dhe Ushtria e Kosovës – e cila, siç tha, ka mandat që t’i mbrojë qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, janë të përgatitur qe një kohë që të reagojnë në situata të ndonjë sulmi.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …