Albin Kurti i përgjigjet propozimit të Edi Ramës, për marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga forcat e KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga mediet në Bosnje lidhur me propozimin e kryeministrit  të Shqipërisë,  Edi Rama,  se Veriun e Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i. Ai me këtë rast ka  deklaruar se kudo në Kosovës  e para përgjigjet policia e vendit  e pastaj KFOR-i dhe Policia e  EULEX-it. Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në një  konferencë  për mediet se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, propozim të cilin e ka bërë edhe më parë,  në samitin e NATO-s.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …