Xho Bajden: Demokracia amerikane është nën kërcënimin e një Donald Trumpi, hakmarrës

Kryetari i Amerikës, Xho Bajden  ka ngritur zërin para fushatës së ardhshme presidenciale,  me një paralajmërim të ashpër se demokracia amerikane është nën kërcënimin e një Donald Trumpi hakmarrës. Ai u përpoq të zgjonte mbështetësit e tij dhe të gjallëronte të pavendosurit duke përmendur rreziqet që mund t’i sjell Trumpi sërish si kryetar i Shtetit. Duke thënë se historia amerikane është në një “pikë kthese”, Bajden tha se karakteri dhe e ardhmja e vendit kërcënohen nga vlerat autoritare të lëvizjes së quajtur, “Bëjeni Amerikë të madhe përsëri”. Ekziston një lëvizje ekstremiste që nuk ndan bindjet themelore të demokracisë amerikane”, tha Bajden para simpatizantëve  në Shtetin e Arizonës.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …