Kurti: Pas deklarimeve të Thaçit për Kosovën Lindore, në Bujanoc është rritur prania e xhandarmërisë serbe

Albin Kurti: Iniciativa për shfuqizimin e Speciales synon heqjen e emrit të Hashim Thaçit nga lista e të akuzuarve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se iniciativa për shfuqizimin e speciales synon largimin e heqjes së emrit të Hashim Thaçit nga lista e të akuzuarve. “E di që shumë njerëz janë lodhur. Themi se kjo gjykatë na heq pushtetarët e korruptuar, politikanët e krimit të organizuar. Nuk mund t’i heqim qafe me iniciativa që vijnë nga Serbia e Rusia. Popujt e tjerë i kanë rrëzuar e larguar të korruptuarit e kriminelët. Në Kosovë shumë prej tyre politikan duhet akuzuar si kriminel të paqes, çfarë i kanë bërë popullit tonë, e jo si kriminelë të luftës. Thaçi duhet ta dëshmojë që nuk është duke e vazhduar pazarin dhe të japë dorëheqje. Për ta dëshmuar që është penduar duhet të japë dorëheqje dhe problemi kryesor me iniciativën për shfuqizimin është mungesa e sinqeritetit dhe seriozitetit për shfuqizimin. Nuk e ka përnjëmend dhe nuk është fare serioz në këtë i iniciativë, sepse ka hyrë pa përgatitur. Jam i bindur që kjo iniciativë s’e ka synim ta heqë Gjykatën Speciale, por emrin e tij nga Gjykata Speciale”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …