Albin Kurti, ka pranuar kërkesën që Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe t’i lejohet hyrja në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse

Albin Kurti, ka pranuar kërkesën që Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe t’i lejohet hyrja në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën e dorëzuar nga ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, që Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe t’i lejohet hyrja në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse. Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë në territorin kosovar pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht. Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyj pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. Patriarku Porfirije kishte bërë kërkesë zyrtare për të hyrë në Kosovë edhe në datat 26-28 dhjetor 2022, por më 26 dhjetor Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se vizita e Porfirijes ishte kushtëzuar.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte  zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …