Albin Kurti ka takuar bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, ku edhe ka kërkuar nga mërgata mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit

Albin Kurti ka takuar të enjten bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, ku edhe ka kërkuar nga mërgata mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kurti ka publikuar disa fotografi nga tubmi, ku ka shkruar se mërgata është me Lëvizjen Vetëvendosje. Cyrihu na priti ngrohtë në sallën kuq flakë e të mbushur cep më cep. Mërgata në Zvicër është me Lëvizjen, mërgata gjithandej është me Lëvizjen, Lëvizja është me mërgatën, e me 9 shkurt, votojmë 118, e bëhemi bashkë 500 mijë zemra. Ju dua fort e ju faleminderit”, shkruan Kurti. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt,  ndërsa subjektet politike po vazhdojnë fushatën zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

“Portrete Krijuesish” – Forumi i Intelektualëve të Shtimes i kushtoi një tryezë të veçantë jetës dhe veprës së profesor Ahmet Qeriqit

Në kuadër të veprimtarive të Panairit të Librit 2026, Forumi i Intelektualëve të Shtimes organizoi …