Albin Kurti: Kosova mes Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Adem Demaçin

Albin Kurti: Kosova mes Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Adem Demaçin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shoqëruar nga një delegacion i partisë së tij ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçit dhe aktivistët Astrit Dehari të cilët kanë lindur në data të njëjta. Në një komunikatë nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura” “Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot Ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri”, përfundon komunikata e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …