Albin Kurti

Albin Kurti mendon se institucionet duhet ta ndjekin vullnetin e “popullit” të Vetëvendosjes dhe jo t’i vihen përballë atij

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka folur lidhur me vendimin e fundit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ku thuhet se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin, në mesin e të cilëve përfshihet edhe Kurti i Vetëvendosjes. Ai  në një deklaratë për media ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga KQZ-ja, por, ajo çka po vërej në Kosovë është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besoj që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit. Institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit  dhe  jo t’i vihen përballë atij, thotë Kurti, duke paralajmëruar shpërfilljen e  vendimeve të  institucioneve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …