Albin Kurti

Albin Kurti në raport me sindikatat është socialist në formë e retorikë, por kapitalist në veprime e brendi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sindikalistët që janë në grevë nuk mund të paguhen “për punën që nuk e bëjnë”. Ky është qëndrimi socialist në formë e kapitalist në brendi i Albin Kurtit. Gjatë qëndrimit në  Gjakovë, në ditën e përurimit të abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kurti foli për grevën e punonjësve të arsimit dhe shërbyesve civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, të cilët janë në grevë nga 25 gushti. Njerëzit duhet të paguhen për punën që e bëjnë sipas meritës. Nuk duhet të paguhen për mos punën. Kjo është jo vetëm një çështje e ligjit, jo e Qeverisë, por është një çështje e arsyes të shëndoshë njerëzore. Secili prej nesh jemi punëtorë, nuk jemi pronarë, paguhemi për punën”, ka thënë Kurti.  Lidhur me  ekzekutimin e pjesshëm të pagave, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, bëri të ditur se sot ka ngritur kallëzim penal. Sindikalistët insistojnë se do të jenë në grevë deri në plotësimin e kërkesave nga Qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …