Albin Kurti: Partneritetin do ta thellojmë edhe në mandatin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka filluar konsultimet politike për formimin e qeverisë së re dhe ka njoftuar për takimet me partitë e minoriteteve në Kosovë.  Kurti theksoi se partneriteti me këto parti do të thellohet dhe vazhdojë edhe në katërvjeçarin e ardhshëm, për të kontribuuar në punë të mira dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Ai përmendi takimet me kryetaren e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi, kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, dhe kryetarin e Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …