Albin Kurti po përpiqet ta  eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë, sikur është Lista Serbe, ka shkruar Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe, partinë kryesore të serbëve në Kosovë, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Vuçiq ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se ky vendim është një përpjekje për të eliminuar kundërshtarët politikë të qeverisë aktuale. Albin Kurti po përpiqet ta  eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë, që është Lista Serbe,” ka shkruar Vuçiq. Lista Serbe nuk arriti të certifikohet gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, për shkak të thirrjeve nacionaliste të kryetarit të saj, Zlatan Elek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …