Albin Kurti: Propozimi evropian për një marrëveshje me Serbinë përfshinë koncepte universale, por nuk e ka në qendër njohjen reciproke

Kryeministri Kurti, ka deklaruar  se propozimi evropian për një marrëveshje me Serbinë përfshinë koncepte universale që e bëjnë marrëveshjen të qëndrueshme, por që sipas tij, Beogradi nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm ta pranojë.  Në një intervistë për Zërin e Amerikës, nuk e përmend mosnjohjen e Kosovës nga Serbia,  por rithekson se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është e vetmja që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo nuk shpalosi ndonjë plan rreth zbatimit të kësaj marrëveshjeje për përmbushjen e së cilës është shtuar trysnia ndaj tij. Kurti, thekson se qeveria e tij nuk bëri asnjë lëshim për heqjen e bllokadave në veriun e vendit të vendosura muajin e kaluar nga grupe qytetarësh serbë të mbështetur nga Beogradi. Ai ka pranuar se do të ketë sfida të cilat i trashëgojmë nga viti i kaluar, por në të njëjtën kohë mund të ketë edhe sfida të reja. Jemi në një kohë kur kontinenti evropian ndodhet në një luftë dhe në anën tjetër fqinji ynë verior është i lidhur më ngushtë se kurrë dhe më gjerë se kurrë pikërisht me Federatën Ruse, e cila kreu agresion ushtarak dhe invazion në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …