Aleksandar Harçenko

Aleksandar Harçenko i ka kërkuar Serbisë të mos marrë pjesë në ndonjë konferencë ndërkombëtare, ku nuk është e pranishme Rusia

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar  Harçenko,  i ka  kërkuar Serbisë që të mos marrë pjesë në ndonjë konferencë ndërkombëtare, në të cilën s’do të jetë e pranishme Federata Ruse. Ai  në fund të dhjetorit i ka thënë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç se kjo vlen për Samitin për Demokraci, Këshillin e Komunitetit Politik Evropian dhe disa aktivitete të tjera, në të cilat në fokus do të jetë Rusia. Amerika do të kërkojë përjashtimin e saj nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nën të njëjtin parim siç ishte përjashtuar Jugosllavia në vitin 1992. Për këtë çështje, ambasadori i Rusisë ka diskutuar me Ivica Daçiqin  edhe lidhur me përpjekjet për të formuar Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ukrainë”.

Ivica Daçiç ka thënë se Serbia do t’i marrë në konsideratë në frymën e marrëdhënieve miqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …