leoni

Albin Kurti: Serbia po përdorë qytetarët e Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar

Albin Kurti: Serbia po përdorë qytetarët e Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmeve të sotme në veri të Kosovës, konkretisht në Zubin Potok e Zveçan ndaj Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve. Kurti në një postim ka thënë se hetimet e para tregojnë se djegia në Zubin Potok ishte e qëllimshme. Ai tha se individë dhe grupe që rendi po ua siguron aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin dhe po e cënojnë paqen. “Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, ka shkruar ai. Kurti ka thënë se sulme të këtilla nuk do të tolerohen dhe  se policia do t’i zbatojë urdhërat si institucion profesional që është.

Kontrolloni gjithashtu

Demhasaj kritikon Kurtin: “Pamje historike” të gjykatës, por mungesë përgjegjësie ndaj Prokurorisë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka komentuar me ironi paraqitjen e …