Rashit Qalaj: Qëndrimi sa më i gjatë i serbëve në rrugë në Jarinjë e Bërnjak e tensionon edhe më shumë situatën

Rashit Qalaj: Qëndrimi sa më i gjatë i serbëve nëpër rrugë në Jarinjë e Bërnjak e tensionon edhe më shumë situatën

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj deklaron se bllokimi i rrugëve në veri të vendit nuk mund të vazhdojë edhe për shumë kohë. Thotë se barrikadat duhet të hiqen sa më shpejtë dhe se Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hapur rrugën atje. Qalaj thotë se qëndrimi sa më i gjatë i serbëve në rrugë në Jarinjë e Bërnjak, mund ta tensionojë edhe më shumë situatën, teksa shton se është më se e nevojshme që këto rrugë të hapen sa më shpejt. Ish-kreu i policisë ka folur edhe për rusët që u panë në mesin e serbëve në veri, për çka thotë se rusët do të përkrahin gjithmonë ekstremistët serbë që të destabilizojnë Kosovën. Qalaj thotë se përkundër që situata në pamje të jashtme duket e qetë, gjendja në veri është e tensionuar. Sipas tij, ata serbë që po qëndrojnë tash 6 ditë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, po synojnë që të përshkallëzojnë situatën. Ndërkohë që thotë se është Policia e Kosovës ajo që po tregohet korrekte dhe nuk po bie në provokimet qëllimkëqija të serbëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …