Albin Kurtit dhe Donika Kadaj– Bujupit iu vazhdohet masa e paraburgimit derë më 27 janar 2018

Albin Kurtit dhe Donika Kadaj– Bujupit iu vazhdohet masa e paraburgimit derë më 27 janar 2018

Gjykata Themelore në Prishtinë mori  vendim që të akuzuarve, Albin Kurti dhe Donika Kadaj– Bujupi t’i vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, deri më datën 27 janar 2018. Në këtë aktvendim thuhet se ankesa këtij vendimi nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit. Deputetët e Vetëvendosjes:  Albin Kurti dhe Donika Kadaj–Bujupi, u arrestuan me 27 nëntor të këtij viti. Ata kishin shkelur arrestin shtëpiak duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë. Deputetët akuzohen lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …