Shefi i SHP të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, vizitoi FSK-në

Shefi i SHP të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, vizitoi FSK-në

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ka theksuar se është i mrekulluar me progresin e arritur të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një periudhë të shkurtër kohore. Ai këto fjalë i tha në një konferencë për medie së bashku me komandantin e  FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë tha se FSK-ja në një periudhë të shkurtër kohore ka arritur kapacitete të plotë operacionale. “Përfitoj nga rasti që t’i  falënderoj FSK-në dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën e dhënë në rastin e emergjencave në Shqipëri. FSK-ja e tregoj veten jo vetëm në reagimin e menjëhershëm, por edhe në profesionalizimin e tyre, duke e ndihmuar popullsinë në zonat e afektuara, bashkëpunimi jonë për vitin 2017, ka qenë shumë në nivel dhe janë realizuar të gjitha aktivitet e parashikuara. Në vitin 2018, presim një shtim të aktiviteteve jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi. Ne jemi të vendosur të mbështesin transformimin e FSK”, ka shtuar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …