Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Albulena Haxhiu: Hashim Thaçi kurrë s’ka qenë në gjendje më të rëndë politike se tash

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, fton të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkëngjiten protestës së tyre më 29 shtator të këtij viti, siç ka thënë ajo, për ta parandaluar iniciativën e fundit të presidentit Hashim Thaçi për ndarjen e vendit. Ajo ka vlerësuar se kreu i shtetit kurrë s’ka qenë në situatë më të vështirë politike sesa që është tash që nga fillimi i karrierës së tij politike. “Hashim Thaçi kurrë s’ka qenë në gjendje më të rëndë politike se që është tash. Ai e ka humbur mbështetjen e qytetarëve, por idenë e tij nuk e përkrahin as deputetët e ish-partisë së tij PDK-së, pasi që vlerësojnë se është një iniciativë e rrezikshme. Pra, askush në Republikën e Kosovës nuk e mbështet presidentin në kauzën e tij”, thotë deputetja Haxhiu duke shtuar se qëllimi i vetëm i Thaçit është që të shpëtojë nga Gjykata Speciale. Ajo ka folur edhe për mundësinë e rrëzimit të qeverisë “Haradinaj”, për të cilën iniciativë ka thënë se janë në koordinim të vazhdueshëm me LDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …