Haxhiu: Tani mërgimtarët duhet të vijnë fizikisht në Kosovë nëse duan ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

Albulena Haxhiu: Na presin sfida të shumta por synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen

Edhe Albulena Haxhiu, si shumë të tjerë, ka reaguar në rrjetin social. Në statusin e saj, ajo thotë se do ta kryejë me ndershmëri të plotë detyrën e re. Qeveria e re, sipas saj, do të jetë në shërbim të qytetarëve. “Mora detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë. Është përgjegjësi të cilën do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës. Për këtë, falënderoj aktivistët e qytetarët për mbështetjen e madhe si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen”, ka shkruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …