Me 66 vota për e 10 abstenime është zgjedhur kabineti i ri qeveritar

Me 66 vota për e 10 abstenime është zgjedhur kabineti i ri qeveritar

Me 66 vota për  e 10 abstenime është zgjedhur kabineti i ri qeveritar. Kryetari i  Vetëvendosje, Albin Kurti, tashmë zyrtarisht ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës. Ky kabinet nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate. Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë. Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e votimit të kabinetit të tij qeveritar, ka saktësuar me këtë rast se sot nuk fitoi Vetëvendosja as Lidhja Demokratike, por fitoi Kosova. Ai ka premtuar se do të punojë me përkushtim në realizimin e programit dhe do të ruajë me çdo kusht sovranitetin dhe kushtetutën e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …