Brickos

Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu: Në akuzat për aferës së quajtur “pronto”, janë lënë anash, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Edhe pse Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka ngritur aktakuzë kundër njëmbëdhjetë personave me funksione të larta zyrtare, ajo ka lënë anash dy personazhet kryesore të kësaj afere, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin thotë deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu. Akuzat deti tani janë ngritur kundër  ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, shef i grupit parlamentar të PDK-së; ish-ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj; ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi; kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Njazi Kryeziu; ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj; ish-këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi – Sedat Gashi, si dhe ish-shefja e Divizionit Farmaceotik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se Prokuroria Speciale “qëllimshëm është munduar ta relativizojë uzurpimin  e shtetit përmes klasifikimit vetëm në veprën penale të diskriminimit në punësim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …