Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marr vendim për anulimin e provimit për noternë

Haxhiu: Prej sot gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese e kemi një person që kërkohet nga Interpoli

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes një shkrimi ka reaguar pas dekretimit që Hashim Thaçi i ka bërë Radomir Labanit për gjyqtar kushtetues e i cili është i dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal. “Thaçi paska dekretuar sot personin që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.  Pra prej sot gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese e kemi edhe një person që kërkohet nga Interpoli dhe ka dënim të vërtetuar!  Thaçi ka qenë në dijeni për të gjitha këto por e ka dekretuar sepse ai njeriu i Listes serbe pra Radomir Labani, i duhet aty për “Zajednicën” dhe të tjera çështje!  Këta s’kanë lënë institucion pa degraduar, turp ju qoftë!”, ka shkuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …