leoni

Albulena Haxhiu: Radomir Llaban është njëri nga bashkëpunëtorët e agjencisë për siguri dhe informim të Serbisë, e njohur si BIA

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu theksoi se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban është njëri nga bashkëpunëtorët e agjencisë për siguri dhe informim të Serbisë, e njohur si BIA. Ajo theksoi më tutje se ky gjyqtar është afërt edhe me Milan Radoiçiqin, dhe me Vladimir Radivojeviqin, një prej pjesëmarrësve në sulmin e shtatorit të vitit 2023 në Banjskë. “Serbia ka përdorur historikisht dhe përdor edhe sot agjenturën me qëllim që të shtrijë ndikimin në çdo vend fqinj, e sidomos në Republikën e Kosovës. Në mesin e këtyre shembujve është edhe ai i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llabanit. Për këtë, janë njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese” theksoi mes tjerash gjatë konferencës për medie, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

AKB ka vlerësuar se Kosova ka pësuar shumë nga bllokimi institucional

Aleanca Kosovare e Bizneseve vlerësuar se Kosova ka pësuar shumë nga bllokimi institucional. Ky institucion …