leoni

AKR

Aleanca Kosova e Re përgëzon të gjithë qytetarët e vendit për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Aleanca Kosova e Re përgëzon të gjithë qytetarët e vendit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila do të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në aleancë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shtetet aleate që e mbështetën fuqishëm Kosovën gjatë gjithë procesit të shtetndërtimit. Përpjekjet historike për një shtet të konsoliduar dhe sovran të popullit tonë, më në fund po kurorëzohen me formimin e Ushtrisë që buron nga populli liridashës e paqedashës i Kosovës, e që i përket të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Aleanca Kosova e Re rithekson se Ushtria e Kosovës nuk është kundër askujt, ajo synon të jetë pjesë e NATO-s dhe t’i kontribuoj qëllimeve madhore të kësaj Aleance kudo në Botë. Themelet e Ushtrisë së Kosovës janë të vendosura thellë në luftën e pastër dhe të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa populli ynë gjithmonë do të jetë mirënjohës ndaj shtetve që pa rezervë e mbështetën të drejtën e popullit sovran të Kosovës për formimin e Ushtrisë së saj. Kosova e meriton Ushtrinë. URIME!

Kontrolloni gjithashtu

Vladimir Putin

Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon …