Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkon sqarim për rolin e Konjufcës gjatë ditës kur u votua qeveria e re

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkon sqarim për rolin e Konjufcës gjatë ditës kur u votua qeveria e re

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po kërkon sqarim për rolin e Glauk Konjufcës gjatë ditës së hëne, kur edhe u votua qeveria e re. Sipas tyre ai gjatë miratimit të Qeverisë ka votuar për miratimin e saj, e po ashtu edhe për zgjedhjen e tij si ministër i Jashtëm. Shkumbin Demaliaj nga AAK në një konferencë për media ka thënë se kjo përbën konfuzion të madh. Ai shton se për këtë ekspertët duhet ta thonë fjalën e vet, pasi sipas tij është shkelje e madhe. Krahas kësaj, ai ka bërë të ditur që pas konsultimeve do i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese. Edhe deputetja Teuta Haxhiu nga AAK thotë se nuk kanë marrë asgjë me shkrim për të sqaruar rolin e Glauk Konjufcës, për çka tha se do të shohin ditëve në vijim se si do të sqarohet pozicioni i tij gjatë ditës kur u votua qeveria e re.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …