Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kundër procedurës së përshpejtuar për Buxhetin 2026

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar debat parlamentar para miratimit të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026, duke kundërshtuar procedurën e përshpejtuar. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se nuk ka urgjencë për miratimin e buxhetit, pasi një ditë më parë është votuar vazhdimi i ndarjes buxhetore për funksionimin e shtetit. Sipas tij, projektbuxheti i vitit 2026 është pothuajse i njëjtë me atë të vitit të kaluar, me ndryshime kryesisht në tekst dhe jo në vijat buxhetore. “Nuk ka asnjë urgjencë… Ky është buxhet i vitit të kaluar, vetëm në tekst kanë bërë ndryshime, ndërsa vijat buxhetore janë të njëjta”, u shpreh Tahiri, duke theksuar se dokumenti kërkon debat të thelluar dhe analizë të detajuar. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk e mbështetën propozimin që buxheti të kalojë me procedurë të përshpejtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Jakup Krasniqit akuza të rënda ndaj Prokurorisë: “Aktakuzë mbi spekulime, jo prova”

Avokatja e Jakup Krasniqi, Venkateswari Alagendra, në deklaratën përfundimtare para Dhomat e Specializuara të Kosovës …